Categories: sport

Dokumentari i Prime Video zbulon përplasjen e Guardiolës me Walkerin dhe momentet më emocionale te Man City

Një seri e re dokumentare e Prime Video ka nxjerrë në dritë prapaskenat dhe emocionet e forta që shoqëruan dy sezonet e fundit të Pep Guardiolës në drejtimin e Manchester Cityt. Një prej episodeve më të tensionuara ishte përplasja e trajnerit katalanas me Kyle Walkerin në dhomat e zhveshjes, pas së cilës Guardiola u përlot.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi pas humbjes 2-0 ndaj Liverpoolit, në dhjetor të vitit 2024, dhe është përfshirë në dokumentarin me katër pjesë “A Beautiful Obsession”.

Walker e akuzoi Guardiolën se e përmendte vazhdimisht në kritikat që u drejtonte lojtarëve, edhe në situata kur gabimi nuk lidhej drejtpërdrejt me të.

“Ti vazhdon ta përmendësh emrin tim, në çdo mbledhje… Kam reaguar ndaj dikujt tjetër, e kam humbur topin dhe ti disi arrin ta përfshish emrin tim në këtë,” i tha mbrojtësi trajnerit.

Guardiola reagoi me tone të ndjera, duke i kërkuar Walkerit që të shprehej nëse e shihte atë si një problem.

“Nëse unë jam problem, duhet të ma thuash… kjo nuk do ta ndryshojë dashurinë që kam për të gjithë ju. As edhe për një sekondë. Por unë dua të luftoj. Kaq. Më fal”, u shpreh ai.

Pas asaj përballjeje, Walker luajti edhe vetëm shtatë ndeshje me Manchester Cityn. Më pas, ai u transferua te Milani në formë huazimi, ndërsa në vitin 2025 u largua përfundimisht nga klubi anglez për t’iu bashkuar Burnleyt.

Dokumentari pasqyron gjithashtu reagimin emocional të Kevin De Bruynes kur belgu mori vesh se Manchester City nuk do t’i ofronte një kontratë të re.

“Fëmijët e mi nuk duan të largohen… ka qenë një periudhë e vështirë për ne si familje”, pranoi De Bruyne, duke shfaqur emocionet e tij.

Një tjetër pjesë e serisë i kushtohet transferimit të Rayan Cherkit. Guardiola insistoi për afrimin e francezit, ndonëse drejtuesit e klubit kishin rezerva për reputacionin e tij si një futbollist “kaotik”.

Drejtori i futbollit Hugo Viana dhe CEO-ja Ferran Soriano fillimisht shfaqën dyshime për Cherkin, por Guardiola arriti t’i bindte që transferimi i tij ishte zgjedhja e duhur.

Sezoni i parë i Cherkit në Manchester City rezultoi mbresëlënës. Ai shënoi 10 gola dhe dha 15 asistime, duke ndihmuar skuadrën të fitonte FA Cup dhe Carabao Cup, të cilët ishin trofetë e fundit të Guardiolës përpara largimit të tij nga posti.

Në dokumentar, trajneri katalanas foli edhe për vështirësinë që mund të ketë rikthimi i tij në futboll.

“Do të jetë e vështirë të rikthehem, kjo është ndjesia ime sot… Ajo që kam gjetur, më duhet ta gjej veten paksa, në gjëra të ndryshme”, përfundoi Guardiola. //

të fundit

Rrëfimi i rrallë i Michael Douglas: si i dha fund pesë lidhjeve brenda një nate pas kërkesës së Catherine Zeta-Jones

Michael Douglas ka zbuluar një detaj të panjohur nga fillimet e romancës me Catherine Zeta-Jones. Në librin e tij të…

1 minute ago

Arsenali rinovon kontratën me Mikel Artetën dhe i beson drejtimit të tij

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht se Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me klubin. Trajneri spanjoll ka vendosur të…

6 minutes ago

Arteta vazhdon me Arsenalin pas firmosjes së kontratës së re

Mikel Arteta e ka cilësuar si një “privilegj” nënshkrimin e kontratës së re afatgjatë me Arsenalin, duke konfirmuar zyrtarisht vazhdimin…

6 minutes ago

Berisha: Rama po sakrifikon 15 Bashki për të ruajtur pushtetin, nesër protesta mbarëkombëtare

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se seanca e së nesërmes është një çështje e…

8 minutes ago

Senior public prosecutor in Bitola faces criminal complaint as electronic devices are seized during searches

MPB njofton se është ndaluar një prokuror i Lartë Publik në Manastir, ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim penal për…

9 minutes ago

Klekovski: BCG vaccine batches were used until June, with no documented side effects

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në deklaratën e sotme për mediat, njoftoi opinionin në lidhje me serinë e vaksinës BCG…

10 minutes ago