“Ky ishte derbi më i lehtë”, Mici: Tirana po luan mirë, por na mungojnë pikët

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të Superiores ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll me rezultatin 0-0.
Në mungesë të Përgjonit, Gledi Mici, ishte kapiteni i Tiranës në derbi teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi fierak u shpreh:
“Kapiten është Përgjoni, unë jam zëvendës, deri sa ai të kthehet. Mbrojtja me 3 me përshtatet, kam dëshirë të eci me topin. Ndihem komod, po zhvillojmë lojëra të mira, por na mungojnë pikët. Në futboll pikët kanë më shumë rëndësi. 

Edhe kritikat edhe fjalët e mira, unë gjithmonë i dëgjoj. Dihet që derbi ndahet nga një detaj. Duhet të ishim të kujdesshëm në anën difensive, prandaj isha më i limituar përpara. Nga një mos mbyllje apo mos përqendrim ndëshkohesh.

E kishim përgatitur ndeshjen për presing lart dhe të fitonim topat e dytë. E kishim përgatitur shumë mirë. 

Derbit gjithmonë i kemi pritur të vështira. Sot Partizani na u duk më i lehtë se derbet e tjera”, deklaroi Mici për emisionin “Super Gol” në RTSH Sport.  


Shtuar 21.09.2024 23:25

Tags: ,