Kupa e Mbretit, Dani Alves dhe Dembele risitë e Barcelonës për sfidën me Linares

Dani Alves dhe Ousmane Dembele janë risitë kryesore në listën e Barcelonës para ndeshjes me Linares këtë të mërkurë në raundin e 32-të të Kupës së Mbretit.

Mbrojtësi brazilian edhe pse është ende në pritje të regjistrimit, gjë mund të ndodhë deri në minutat e fundit para fillimit të ndeshjes, i ka të gjitha shanset për të debutuar.

Dembele i cili tanimë ka rezultuar negativ ndaj Covid-19, është gjithashtu pjesë e listës. Klubi katalanas do të ketë vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë dhe pjesa tjetër është plotësuar nga akademia. r.t/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 09:35