Kupa e Italisë, nga viti i ardhshëm do të ketë një rregull të ri

Dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Milan-Inter dhe Fiorentina-Juventus, do të jenë dy të fundit që do të luhen me rregullin e golit si mysafir.

Siç shkruan “Il Messaggero”, në fakt, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, me të njëjtin numër golash të shënuar në shtëpi dhe jashtë, ata që shënohen jashtë shtëpisë nuk do të vlejnë më dyfish.

Kështu ka vendosur Këshilli i Legës që u zhvillua të hënën. Prandaj Kupa e Italisë përshtatet me garat evropiane, të cilat tashmë këtë sezon ndryshuan rregullin që kishte qenë në fuqi që nga viti 1965./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.02.2022 12:22