Kupa e Italisë, Interi eleminon Juventusin dhe arrin në finale

Interi në finale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me shumë mundësi me Fiorentinën (skuadra vjollcë ka fituar 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Cremoneses).

Skuadra zikaltër tregoi pjekuri në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Juventusit, duke fituar minimalisht me golin e Dimarcos që në fillim të pjesës së parë.

Në këtë derbi të Italisë, Interi u shfaq një ekip i pjekur dhe me ekuilibër në fushë, duke lënë shumë pak hapësira në prapavijë.

Rezultati, në fakt, mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Lautaro Martinez në pjesën e parë e Mkhitaryan në fraksionin e dytë do t’i kishin shfrytëzuar më mirë rastet që patën.

Gjithsesi, zikaltrit presin biletën e finales së Kupës së Italisë, me tifozët që festojnë në “San Siro”.


Shtuar 26.04.2023 23:23