Kupa e Botës Katar 2022: Tre sfida për të ndjekur, zbresin në fushë Anglia dhe Holanda

Sot është dita e dytë e Kupës së Botës, pasi dje pamë hapjen dhe ndeshjen e parë mes vendit pritës Katarit dhe Ekuadorit, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 për latinët.

Sot do të shohim tre përballje të tjera të cilat sigurisht që do të kenë vëmendje pasi janë kombe që kanë tifozë të shumtë.

Ndeshja e parë e ditës së sotme do të luhet në orën 14:00, ku Anglia do të përballet me Iranin. Favorit vijnë lojtarët e “Tre Luanëve” me Southgate në krye.

Sfida e dytë e kësaj dite do të luhet në orën 17:00, ku Senegal do të përballet me Holandën. Sfida është interesante, ku Senegal është një ekip i rrezikshëm, por mungesa më e madhe e klubit afrikan është Sadio Mane, i cili nuk arriti dot të ishte gati për këtë Botëror.

Sfida e fundit e ditës do të luhet në orën 20:00, ku SHBA do të përballet me Uellsin e Gareth Bale. Pritet të jetë një sfidë intensive, pasi të dyja skuadrat krijojnë shumë raste./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.11.2022 07:59