Tekniku i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps pret që PSG të lejë herë pas here pushim Kylian Mbappe, teksa disa ditë larg Kupës së Botës.
Sipas Deschamps, lojtarit duhet të t’i jepet pak pushim nga klubi i tij para nisjes së Botërorit.
“E di se ai (Galtier) akoma dëshiron të luajë me Mbappe”, ka thënë Deschamps.
“Por, kohë pas kohe: duhet të marrë pakëz frymë, të ketë më pak minuta, nuk do t’i bëjnë dëm, përkundrazi”, shtoi trajneri i Francës.
Mbappe është figurë kyçe në skuadrën e Francës dhe do të jetë pika mbështetëse në rrugëtimin e Francës drejt triumfit në Kupën e Botës./albeu.com