Categories: sport

Kupa e Botës 2026 vendos rekorde në fazën e grupeve: 4.6 milionë tifozë, 300 mijë hot dogë dhe 2.8 milionë birra

Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 është mbyllur me shifra rekord, si për praninë e tifozëve në stadiume, ashtu edhe për nivelin e konsumit të ushqimeve dhe pijeve gjatë turneut.

Të lidhura

None found

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga FIFA, në 17 ditë dhe përgjatë 72 ndeshjeve, 4,644,549 tifozë i ndoqën ndeshjet nga afër në 16 stadiume të vendosura në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Pothuajse çdo takim i fazës së grupeve u luajt para tribunave thuajse të mbushura plot. FIFA njoftoi se u zënë 99.7 për qind e vendeve të disponueshme, ndërsa mesatarja e pranisë ishte 64,508 spektatorë për ndeshje.

Interesi për Botërorin erdhi nga 210 vende dhe territore, tifozët e të cilëve siguruan bileta për takimet e turneut. Me këtë shifër u tejkalua rekordi i mëparshëm prej 3.5 milionë spektatorësh, i vendosur në Kupën e Botës 1994 në Shtetet e Bashkuara.

Një tjetër kulm u arrit më 25 qershor, kur vetëm brenda një dite në stadiume u regjistruan 426,834 tifozë. Ndërkohë, tetë ndeshje kanë kaluar shifrën e 80 mijë spektatorëve.

Mes përballjeve që, sipas FIFA-s, kanë pasur kërkesën më të lartë për bileta ishte ndeshja Kolumbi – Portugali në Miami, e cila mbylli fazën e grupeve. Interes shumë të madh kanë tërhequr edhe finalja e 19 korrikut, si dhe ndeshja Meksikë – Koreja e Jugut në Guadalajara.

Shtetet që blenë numrin më të madh të biletave ishin Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Meksika, Anglia, Gjermania, Kolumbia, Brazili, Argjentina, Australia dhe Franca.

Përveç shifrave të lidhura me futbollin, FIFA publikoi edhe të dhëna interesante për konsumin në stadiume. Gjatë fazës së grupeve u shitën 300 mijë hot dogë. Sipas FIFA-s, nëse do të vendoseshin njëri pas tjetrit, ato do të shtriheshin në rreth 45 kilometra, një distancë e përafërt me atë mes stadiumit New York–New Jersey dhe Aeroportit Ndërkombëtar JFK.

Në të njëjtën periudhë, tifozët konsumuan më shumë se 2.8 milionë birra, një total dukshëm më i lartë se mbi 1 milion shishet e ujit të shitura.

Zgjedhjet e tifozëve ndryshuan nga një vend organizator te tjetri. Në Kanada, më të kërkuarat ishin birra dhe patatet e skuqura. Në Shtetet e Bashkuara, hot dogët rezultuan ushqimi më i preferuar, ndërsa në Meksikë u konsumua më shumë pica me patate të skuqura.

Në planin komercial, fanella e kombëtares së Meksikës ishte produkti më i shitur i Adidas gjatë fazës së grupeve. Sipas të dhënave të kompanisë, të ardhurat nga shitjet e lidhura me Kupën e Botës 2026 kanë kaluar tashmë 1.13 miliardë dollarë, duke dëshmuar sërish peshën e madhe ekonomike të turneut më prestigjioz të futbollit botëror.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

51 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago