Fati i Sandro Tonalit do të vendoset këtë javë. Mesfushori italian bëhet gati që të mësojë kohëzgjatjen e dënimit që pritet nga autoritetet sportive italiane për thyerjen e rregullave duke vënë bast mbi aktivitetet sportive. Dhe duket se lojtari mezi po pret të mësojë afatet sa më parë që të jetë e mundur.
Ashtu si në rastin e Faxholit, palët janë dakord që të gjendet gjuha e përbashkët dhe dënimi të jetë me marrëveshje, duke përfituar ulje të ndjeshme. Ditën e sotme , avokatët e ish-mesfushorit të Milanit, janë nisur për në Romë për të diskutuar modalitetet e paktit që do të përgjysmojë menjëherë dënimin potencial.
None found
Pastaj ky pakt do të çohet për t’u miratuar përfundimisht para prokurorit të përgjithshëm për sportin në Komitetin Olimpik dhe Gjykatësit Federal në FIGC. Dënimi në fjalë do të jetë i njëtë me rastin e Faxholin, me tendencën për të shpëtuar një lojtar i cili vlerësohet se vuan nga ludopatia, varësia ndaj kumarit.
Të gjitha palët duan ta mbyllin sa më shpejt, duke pasur parasysh e Njukasëll luan këtë mesjavë ndaj Borusia Dortmund në Ligën e Kampioneve dhe klubi anglez nuk do të dëshironte të kishte surpriza për duelin në fjalë. Dënimi i Tonali do të jetë i vlefshëm kudo, që do të thotë se pezullimi i tij në Itali do të njihet nga UEFA dhe FIFA edhe në kampionatin ku ai gjendet tashmë, atë anglez. /albeu.com
Këtë javë, Kosova është përballur me disa ngjarje të rënda, të cilat kanë përfunduar me viktima dhe të plagosur në…
Florent RamadaniKlubi i Shkëndijës sapo ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Florent Ramadanit [...]Read More...
Një burrë 47 vjeç, me origjinë nga Moldavia, ka përfunduar në pranga në Ivrea të Torinos, Itali, nën dyshimin për…
Barcelona po has vështirësi në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez dhe, si pasojë, klubi katalanas ka filluar…
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Avdi Memçaj ndodhet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, pasi…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…