Dejan Kulusevski, sulmuesi i Tottenham, ka folur rreth dallimit mes kampionatit anglez dhe atij italian.
Kulusevski u transferua nga Juventus te Tottenham në momentin kur Antonio Conte u deklarua trajneri më i ri i klubit anglez.
“Punoj shumë për të qenë konkurrues. Rezultatet e mia më të mira nuk kanë ardhur ende.
Më pëlqen të punoj për t’u bërë kampion. Në Premier League, futbolli është më i shpejtë dhe më i fortë se në Serie A”, është shprehur ish-lojtari i Juventus-it për “Gazzetta.it”./ h.ll/albeu.com