Stefano Pioli, duke folur për mikrofonat e DAZN, u përgjigjet atyre që e pyesin se kujt i ngjan numri 8 i kuqezinjve:
“Kam shumë vështirësi të krahasoj lojtarët me të tjerët. Ditën e parë e pyeta për pozicionin e tij ideal dhe ai më tha ndihet më shumë si Gattuso dhe Pirlo. De Rossi ndoshta i plotëson të dyja”.
Tonali tani duket më i lirë për të sulmuar
“Duhet kohë për të njohur lojtarët. Me punë kupton se ka karakteristika të tjera që mund të shfrytëzohen. Nëse vendosemi vetëm me një mesfushor, tjetri mund të futet dhe Sandro ka kohën për ta bërë më së miri varet nga lloji i lojtarit, strategjitë që ne adoptojmë, por është e qartë se këto teste pozitive po i japin atij vetëbesim të madh”. /albeu.com/