Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique pas vendimit të befasishëm për të mos përfshirë asnjë lojtar të Real Madridit në Euro 2020, duket se do t’i rikthejë sërish në ndeshjet eliminatore të Katar 2022.
Tanimë kandidatët janë të shumtë, pasi Carvajal dhe Asensio janë shëruar nga dëmtimet dhe Lucas Vázquez, Isco dhe Nacho aspirojnë të kthehen.
Spanja do të jetë e angazhuar në fillim të shtatorit kualifikueset e Botërorit, që do të zhvillohet në Katar, në fund të vitit 2022. “La Roja” do të luajë ndeshjet kundër Suedisë (Solna, 2 shtator), Gjeorgjisë (Badajoz, 5 shtator) dhe Kosovës (8 shtator). Kualifikimi për Kupën e Botës 2022 përbën një mision të vështirë. Nga 55 skuadrat evropiane vetëm 13 kualifikohen direkt. Dhjetë kombëtare që do të zënë vendet e para në grupe do të kualifikohen drejtpërdrejt.
Dhjetë skuadrat e tjera, plus dy ekipe të tjera të Ligës së Kombeve, do të luajnë për tri vende në play -off. Gjysmëfinalet e këtyre raundeve kualifikuese do të luhen nga 24 dhe 25 mars 2022 dhe finalet më 28 dhe 29 mars 2022.
Spanja kryeson Grupin B, me fitore kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, por me një barazim kundër Greqisë. Ndeshja që do të luhet më 2 shtator, në Stokholm, kundër Suedisë, konsiderohet thelbësore, sepse supozohet se skuadra nordike do të jetë rivalja e madhe për vendin e parë.
Lista e Luis Enriques do të jetë shumë e ngjashme me atë të Kampionatit Evropian, por me një ndryshim: këtë herë Spanjës nuk do t’i mungojnë lojtarët e Realit.