Kualifikimi në finale pas fitores me Barcelonën, Ancelotti: Kundërsulmi “arma” jonë më e mirë

Real Madridi ia të fitonte përballë Barcelonën në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës e cila u zhvillua në Arabinë Saudite.

“El Clasico” shkoi në shtesë pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 2-2, me “galaktikët” që ishin dy herë në avantazh. Më pas do të ishte Valverde ai që do të shënonte golin e fitores në minutën e 98.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur për këtë sukses, gjithashtu përgezoi edhe Barcelonën për lojën e zhvilluar.

“Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve dhe lojtarëve që luajnë në sulm”.

“I thashë Pique që duhet të ndalin ndeshjen kur Vinicius ishte në tokë, por ai tha se nuk do e bëjë asnjëherë. Mirë që e dimë tani”.

“Xavi mendon që Barcelona dominoi ndeshjen? Jo. Ishte e barabartë dhe e merituam fitoren”, deklaroi ai.  r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 08:46