Kroos nuk dëshiron që t’i ndodhë e njëjta gjë siç i ndodhi Modricit

Real Madridi është gati të vazhdojë kontratën me Toni Kroos, por problemi është se mesfushori gjerman nuk është i sigurt nëse dëshiron të kalojë edhe një sezon tjetër në Santiago Bernabeu, raporton Marca.

Lojtari luan për skuadrën spanjolle që nga viti 2014 dhe ka kontratë deri në fund të sezonit. Ai ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të tërhiqet në kulmin e karrierës së tij.

E njëjta situatë ndodhi edhe sezonin e kaluar kur ai vendosi të qëndrojë afër fundit të sezonit dhe nënshkroi një vazhdim të kontratës edhe për një vit.

Sugjerimeve se është koha e duhur për të vazhduar kontratën dhe deklarimit se po luan mirë, Kroos i përgjigjet se kjo është “arsyeja e duhur për t’u larguar”. “Kroos nuk e dëshiron atë që i ndodhi Marcelos sezonin e kaluar ose, në një masë më të vogël, atë që i ndodhi Modricit këtë sezon”, shkruan Marca.

“Ai dëshiron të largohet nga klubi përderisa është lojtar i rëndësishëm, ndërsa është titullar, ndërsa është duke kaluar një sezon të mirë. Ai dëshiron ta bëjë këtë me një shije të mirë”.

Modric, edhe pse i rëndësishëm në planet e Carlo Ancelottit, po luan më pak minuta këtë sezon. /Telegrafi/


Shtuar 25.12.2023 21:34