Kristjan Asllani vlerësohet më mirë se Lautaro Martinez dhe Barella

Kristjan Asllani luajti titullar, në ndeshjen që Inter fitoi 4 me 0 ndaj Atalantës. Kjo ishte hera e dytë radhazi, që trajneri Inzaghi i besoi vendin e titullarit në mesfushë.

Asllani ia doli më së miri, teksa në vlerësimet nga Sofascore ka marrë notën 7. Me këtë vlerësim, është më mirë se Barella në mesfushë, që u vlerësua me 6.7 dhe po ashtu më mirë se autori i golit Martinez. Argjentinasi mori notën 6.9.

Rruga drejt titullit kampion tashmë është e shtruar. Inzaghi dhe të tijët me 12 pikë nga Juventus, ia kanë dalë të krijojnë diferencën më të madhe të pikëve gjatë këtij sezoni. Kujtojmë se kanë mbetur 12 ndeshje nga fundi i Seria A.


Shtuar 28.02.2024 23:17