Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të Kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk.
Madje klubi bardhezi më pas konfirmoi edhe se futbollisti i kreu vizitat mjekësore, duke nisur nga testet kardiologjike dhe konfirmuar një gjendje fizike absolutisht të mirë të mesfushorit.
Kristjan Asllani u transferua te Besiktas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje nga ana e klubit turk.
Në bazë të asaj që publikohet në median turke, Besiktas mund të blejë kartonin e mesfushorit 23 vjeçar shqiptar për 12-13 milionë euro.
Kristjan Asllani nuk është i vetmi futbollist shqiptar që i bashkohet Besiktasit, pasi klubi turk ka në pronësi edhe kartonin e Ernest Muçit, që është transferuar te Trabzonspor me huazim.
