Kristjan Asllani do të jetë kundërshtar i Italisë, presidenti i Empolit: Mbushem me krenari

Kristjan Asllani tërhoqi vëmendjen e mediave italiane, teksa në ndeshjen e fundit të Interit shpërtheu në festë sapo mësoi se Empoli siguroi mbijetesën.

I pyetur në lidhje me këtë fakt, presidenti i klubit toskan ka deklaruar për “Tuttomercatoweb” se kjo e bën të mbushet me krenari.

Korsi ka shtuar se sukseset e ish-lojtarëve të Empolit, janë gjithashtu suksese të vetë klubit.

“Më duhet të them se këta janë djem që erdhën te ne si fëmijë u trajtuan mirë dhe më pas patën aftësinë dhe fatin të shpërthenin.

Mora gjithashtu edhe një mesazh nga Samuele Riçi, i cili është grumbulluar nga Spaleti dhe shpresoj që do të shkojë në Kampionatin Europian.

Asllani do të jetë një kundërshtar i axurrëe. Këto gjëra më mbushin me krenari, por gjithashtu ne ndihemi si një familje me respekt për këdo nga ata që janë apo kanë qenë të suksesshëm, si dhe për ata që kanë pasur më pak sukses.

Kemi ndërtuar diçka të pabesueshmë, sukseset e tyre janë edhe të tonat”, ka deklaruar Fabricio Korsi.