Kristiano Ronaldo, ishte ylli i ceremonisë gala të “Portugal Football Globes”, ku iu dha trofeu Prestige për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme me ekipin kombëtar portugez, me të cilin ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.
Pasi mori trofeun, ai mbajti një fjalim në të cilin demonstroi dashurinë e tij për ngjyrat e vendit të tij.
“Kam qenë me ekipin kombëtar për 22 vjet. Mendoj se kjo flet vetë, pasioni që kam për të veshur fanellën, për të fituar trofe, për të luajtur për ekipin kombëtar. Madje e them shumë herë, nëse do të mundja, do të luaja futboll vetëm për ekipin kombëtar, nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, sepse është maja dhe kulmi i një futbollisti”.
Pas galasë, sulmuesi i Al Nasr, tregoi edhe një herë ambicien dhe dashurinë e tij për futbollin, gjë që e bën të besojë se do të mbetet aktiv për disa vite të tjera, pavarësisht mendimeve të ndryshme të familjes së tij.
“Unë jam ende i apasionuar pas kësaj. Familja ime thotë se është koha të lë dhe më pyesin pse dua të shënoj 1,000 gola kur kam shënuar tashmë mbi 900. Por thellë-thellë, nuk mendoj kështu. Unë ende po prodhoj gjëra të mira, po ndihmoj klubin tim dhe ekipin kombëtar. Pse të mos vazhdoj? Jam i sigurt se kur të mbaroj, do të largohem plotësisht i angazhuar sepse dhashë gjithçka. Bëhet fjalë për të shijuar momentin. E di që nuk kam shumë vite të mbetura për të luajtur, por ato pak vite që më kanë mbetur, duhet t’i shijoj në maksimum”.
Kur u pyet për qëllimet që dëshiron ende të arrijë, ai dukej i kujdesshëm dhe i përqendruar në afatshkurtër: “Do të jem i sinqertë, nuk e shoh si një obsesion. Nëse do të më pyesnit 20 vjet më parë, mund të iisha përgjigjur ndryshe, duke dashur të pushtoja botën, por tani nuk i shoh më gjërat në atë mënyrë. Mosha na lejon gjithashtu të mendojmë ndryshe. Siç thashë, kam një filozofi jetësore për të jetuar ditë pas dite. Në jetën e përditshme, gjërat ndryshojnë në një çast. Nuk mund të bësh plane afatgjata”.
Pak çaste më parë, ende në skenë, ai iu referua Kupës së Botës të vitit të ardhshëm: “Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme dhe të jemi në Kupën e Botës. Do ta shohim për Kupën e Botës. Duhet të mendojmë vetëm dhe ekskluzivisht për të tashmen, por me mendjen tonë të përqendruar te e ardhmja. Kjo do të ishte një ëndërr. Por hap pas hapi”.
Kristiano Ronaldo, ishte i rrethuar në gala nga disa prej lojtarëve më të rëndësishëm portugezë të viteve të fundit, të cilët ishin shokë skuadre dhe që atëherë i kanë varur këpucët në gozhdë, ndërsa ai mbetet një nga liderët e ekipit kombëtar: “Shoh Rui këtu, Pepe, Horge Andrade, Beto, Kuaresma… dhe kur i shoh, them: “Jam ende këtu’. E di që duhet të jenë lodhur duke më parë këtu në këto ceremoni. Por mendoj se ende kontribuoj shumë për ekipin kombëtar dhe për futbollin”.
CR7, do të jetë përsëri kapiten i Portugalisë këtë të shtunë, kur ajo do të presë Irlandën. Tre ditë më vonë, gjithashtu në shtëpi, ata do të luajnë kundër Hungarisë. Dy ndeshje për të siguruar kualifikimin e tyre në Kupën e Botës.
Orgulhoso por este reconhecimento especial. 22 anos de Seleção e continuo com a mesma paixão. Obrigado a todos os treinadores e companheiros que me ajudaram a chegar até aqui. Obrigado, @selecaoportugal! pic.twitter.com/dfo5fRQ4E2
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 7, 2025