Jules Kounde është tanimë lojtari më i ri i skuadrës së Barcelonës, pasi ditën e djeshme klubi katalanas bëri zyrtare marrëveshjen.
Fillimisht ishte Chelsea skuadra më e favorizuar për të nënshkruar me francezi edhe pse e kërkonte prej kohësh, por Barcelona ia doli ta mposht klubin londinez.
Mbrojtësi ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar “blaugrana”:
“Sevilla është një ekip i madh, por transferimi te Barca do të thotë një hap përpara në karrirën time”, tha fillimisht francezi.
Më pas ai shtoi se mezi pret që të nisë punën me ekipin e ri.
“Mezi pres të filloj të luaj jam shumë i emocionuar”, vazhdoi ai.
Kounde kaloi nga Sevilla te Barca për shumën e 60 milionë eurove në total./albeu.com