Përfaqësuesja e Kosovës ka kryer sot (e premte) stërvitjen e dytë para ndeshjes miqësore me Norvegjinë në muajin qershor.
Dardanët do të ndeshen në miqësore me Norvegjinë më 5 qershor në Oslo.
Lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda janë grumbulluar dje në Kampin Nacional në Hajvali.
Ata kanë filluar dje stërvitjet dhe sot kanë përfunduar me sukses stërvitjen e dytë.
Sipas faqes zyrtare të FFK-së, edhe sot fokusi në stërvitje ishte tek pjesa taktike.
Faqja zyrtare shton se stërvitja e radhës Dardanëve zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 11:00.