Kosova kryen stërvitjen e radhës para duelit me Norvegjinë, prezent ishin të gjithë lojtarët

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot (2 qershor) pasdite seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë, që zhvillohet më 5 qershor.

Ekipit iu ka bashkuar edhe portieri Arijanet Muric, i cili për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka munguar në ditët e para të grumbullimit.

Ai ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, derisa me intensitet të plotë kanë stërvitur edhe Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani, të cilët një ditë më parë kishin shqetësime të vogla.

Edhe në stërvitjen e sotme djemtë dardanë kanë punuar me përkushtim maksimal, përkundër temperaturave goxha të larta, derisa përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë e përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda, në krye të “Dardanëve”.

Foda kishte ardhur si zëvendësues i Primozh Glihës, ndërsa në dy ndeshje që e drejtoi Kosovën deri më tani ka një fitore ndaj Armenisë (1-0) dhe një humbje ndaj Hungarisë (2-0).


Shtuar 2.06.2024 22:10