Kore raciste ndaj lojtarëve të Milanit, sherri që nuk u pa në fundin e lojës dhe Ibra i acaruar (VIDEO)

Në përfundim të ndeshjes ndaj Cagliarit dhe Milanit, tifozët e Cagliarit filluan të lëshonin kore raciste ndaj lojtarëve të Milanit, saktësisht ndaj Tomorit dhe portierit të ekipit.

Kjo gjë i acaroi dhe portieri Maignan reagoi ndaj tifozëve vendas. Lojtarët e Cagliarit ndërhynë dhe kështu filloi acarimi dhe sherri midis lojtarëve.

U desh ndërhyrja e stafëve përkatës për të ndaluar që situata të agravonte më keq. Pioli dhe Maldini u panë gjithashtu në fushë duke larguar lojtarët.

Më pas u duk edhe Ibrahimovic i cili ishte shumë i acaruar dhe u desh që shokët e ekipit ta tërhiqnin nga krahët për të evituar një përleshje të mundshme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.03.2022 21:41