Humbja e jetës së 20-vjeçarit Joan Zuko në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës ka tronditur jo vetëm opinionin publik, por edhe komunitetin sportiv. Tifozeria e Skënderbeut dhe grupimi i njohur ultras “Ujqërit e Dëborës” kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të një prej mbështetësve të tyre më të flaktë.
Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetet sociale, faqja e ultrasve bëri të ditur lajmin e dhimbshëm. Në mesazh nënvizohet se nuk është shuar thjesht një tifoz, por një njeri që dashurinë për klubin bardhekuq e jetonte me gjithë shpirtin dhe çdo ndeshje e përjetonte si finalen e jetës.
None found
“Sot Skënderbeu dhe gjithë tifozeria ‘Ujqërit e Dëborës’ humbën një nga tifozët e tyre më të zjarrtë… Zëri yt do të mungojë në tribuna, këngët dhe brohoritjet e tua nuk do të dëgjohen më mes turmës, por pasioni që le pas nuk do të harrohet kurrë”, thuhet në reagimin e tifozerisë.
Duke kujtuar përkrahjen e tij të palëkundur si në ditët e mira, ashtu edhe në periudhat e vështira, tifozët shprehën mirënjohjen e tyre dhe theksuan se Korça ka humbur një zemër bardhekuqe. Ultrasit u zotuan se do të vazhdojnë të këndojnë dhe ta ngrenë flamurin edhe për të, në mënyrë që kujtimi i këtij “Ujku të Dëborës” të mbetet përgjithmonë i gjallë dhe pjesë e tribunës.
Anis MehmetiIpswich Town e pret sot transferta e vështirë në Liverpool kundër Everton, java e 5-të në Premier League, ora…
Liverpooli po monitoron sulmuesin e Bournemouthit, Rayan, për të vlerësuar mundësinë e transferimit të tij si pasardhës i Mohamed Salahut.…
Artisti i njohur, Algert Sala, ka qenë i ftuar në emisionin “L ancio” në Top Albania Radio, ku ka zbuluar…
Etrit Berisha, pritet të rikthehet në Kombëtaren shqiptare. Trajneri Rolando Maran, i cili do të zbulojë zyrtarisht të shtunën në…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka ndarë 10 për qind të mjeteve financiare nga Fondi…
Chelsea tani është skuadra që ka pësuar më së shumti gola në Ligën Premier këtë sezon.Pas humbjes 3-0 ndaj Brentfordit…