Categories: sport

Chelsea në alarm, “Blutë” me bilancin më të dobët defensiv në Ligën Premier

Chelsea është aktualisht skuadra që ka pësuar numrin më të madh të golave në Ligën Premier gjatë këtij sezoni.

Disfata 3-0 përballë Brentfordit të premten e çoi në 12 numrin e golave të pranuar nga ekipi i Xabi Alonsos në pesë javët e para. Me këtë bilanc, “Blutë” kanë mbrojtjen më të dobët në kampionat për sa i përket totalit të golave të pësuar, duke lënë pas Crystal Palace, që ka pranuar 11 gola.

Të lidhura

None found

Skuadra londineze pëson mesatarisht 2.4 gola për takim. Sidoqoftë, mesatarja më negative i përket Crystal Palace me 2.8 gola të pranuar për ndeshje, por kjo skuadër ka luajtur një takim më pak. Pavarësisht kësaj, Chelsea mbetet ekipi me më shumë gola të pësuar deri tani në kampionat.

Në këtë situatë ndikojnë edhe mungesat e vazhdueshme të disa futbollistëve, mes tyre Reece James dhe Marco Palestra. Problemeve të ekipit u shtohen edhe kritikat ndaj sistemit të Alonsos. Një pjesë e tifozëve kërkojnë rikthimin te formacioni 4-3-3, në vend të skemës 3-4-4 të aplikuar nga trajneri spanjoll.

Pas humbjes, ndërkohë që takimet e tjera të javës së pestë nuk janë luajtur ende, Chelsea mban vendin e shtatë me shtatë pikë. Bilanci i “Bluve” është dy fitore, një barazim dhe dy humbje. Hull City dhe Leeds United kanë gjithashtu të njëjtin numër pikësh, ndonëse të dyja ekipet kanë zhvilluar nga një ndeshje më pak.

Përballja me Brentfordin ishte ndeshja e fundit e Chelseat në muajin shtator. Skuadra do të zbresë sërish në fushë të shtunën, më 10 tetor, kur do të presë Bournemouthin në “Stamford Bridge” për javën e gjashtë të Ligës Premier.

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

1 minute ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

2 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

7 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

7 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

8 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

8 minutes ago