Categories: showbiz

Algert Sala drejt “Big Brother VIP 6”? Artisti nuk e përjashton mundësinë

Algert Sala ishte i ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, ku ndau hollësi për projektet muzikore, hapat e parë në karrierë dhe planet që ka për të ardhmen.

Të lidhura

None found

Përveçse kantautor, ai është edhe kompozitor e autor tekstesh, duke krijuar këngë si për veten, ashtu edhe për artistë të tjerë.

Gjatë intervistës, Sala u pyet nëse do ta pranonte një ftesë për të marrë pjesë në edicionin e gjashtë të reality show-t “Big Brother VIP”. Artisti nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke u përgjigjur: “Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”.

Me këtë deklaratë, ai la të hapur mundësinë e një eksperience në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku publiku mund ta njihte edhe përtej figurës serioze që ka përcjellë deri tani nëpërmjet muzikës dhe karrierës.

Artisti u pyet gjithashtu se çfarë mund të pritej prej tij në format, konkretisht nëse është natyrë e qetë apo nevrike dhe e prirur për t’u përfshirë në debate.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjoj pse jo…”.

të fundit

Arteta: Humbja në finalen e Champions-it ende më djeg, por mbetet burim motivimi

Mikel Arteta festoi zgjatjen e kontratës së tij afatgjatë me Arsenalin deri në vitin 2030, duke rikthyer kujtimet e shtatë…

6 minutes ago

Katie Zacharia, në garë për të pasuar Karoline Leavitt si zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

Komentatorja konservatore Katie Zacharia i është ofruar posti i sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i…

6 minutes ago

Uashingtoni sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do t’ia paralizojmë funksionimin

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke paralajmëruar masa që…

14 minutes ago

Video/ Bebe Rexha vallëzon mes tupanave në dasmën shqiptare të vëllait

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, martesën e vëllait të saj. [...]Read More...

15 minutes ago

Romancë apo triller? Hyseni dhe Agasi me video-thirrje dhe shkëmbime fotosh brenda 24 orëve, pse u fshinë pamjet e kamerave në rezidencën qeveritare në Durrës?

“Në shënjestër” ‘Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 20 Korrik 2026, në ambientet e ‘Equos Resort’…

17 minutes ago

Serbia bars three Kosovo MPs from entering Presheva, Sinani: Discrimination extended even to a bereavement

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bëri të ditur se autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar që të hyjnë në Serbi…

31 minutes ago