Lei Kraja ka marrë mbështejen më të mirë të mundshme në nisje të emisionit të saj sportiv në RTSH.
Për të duket se nuk ka xhelozi, as nga ato smirat e vogla që zakonisht pasojnë sipërmarrje të tilla.
Koleget e tjera të Leit, njëkohësisht edhe rivale të saj, si Vilma Masha, Eva Murati apo Cindy Marina nuk i kanë kursyer fjalët e ngrohta për startin e ri.
“Shumë urime zemër, do ta duash këtë gjë”, i shkruan Eva.
Ndërsa Vilma Masha më poshtë e komplimenton me fjalët, “Yll, yll, suksese”.
Mesa duket gocat e sportit dashurinë me njëra-tjetrën e kanë më të madhe sesa shpirtin e konkurrencës.