Gazetari sportiv Fabrizio Romano së fundmi ka shkruar se mes Juventusit dhe Paulo Dybalas nuk ka asnjë marrëveshje për zgjatjen e kontratës dhe tanimë kanë vendosur të ndahen në qershor.
Bordi i Juventusit dhe agjenti i Dubala, Jorge Antun u takuan paraditën e sotme në Torino ku diskutuan sërish për kontratën e argjentinasit, shkruan Albeu.com.
Sic kuptohet bisedimet kanë dështuar, dhe sulmuesi do të largohet si lojtari i lirë në fundin e sezonit, një humbje e madhe kjo për “Zonjën e Vjetër” në organikën e skuadrës por edhe në financa.
Sipas Romanos, Dybala kishte një marrëveshje verbale me Juventusin që nga tetori për të zgjatur kontratën për 8 milion euro dhe 2 milion euro shtesë neto si pagë deri në 2026.
Kjo marrëveshje ishte vendosur të nënshkruhej në dhjetor, sipas burimeve të klubit dhe lojtarit, por më pas u rrëzua për shkak të vendimit të Juventusit për të ndryshuar propozimin dhe për të diskutuar përsëri në mars. /albeu.com