sport

Komisioni i DISIPLINËS ndëshkon keq Koço Kokëdhimën për kërcënimet ndaj arbitrit

Ditën e sotme kanë dalë edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për javën e fundit të kampionateve shqiptare. Nga Kategoria Superiore e kanë pësuar Teuta, Egnatia, Vllania, Bylis gjithashtu dhe Apolonia e Femrave.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës ka dënuar me një vit pezullim nga të gjitha aktivitetet presidentin e klubit Apolonia, Koço Kokëdhima për hyrjen në fushë dhe kërcënimet ndaj arbitrit.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera, dhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj është dënuar me 4 ndeshje për ofendim ndaj gjyqtarëve në ndeshjen kundër Tiranës në Superiore.

LISTA E PLOTË:

1.KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Niko Dovana, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 38/2 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

2. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Bylis, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

5. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shekelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

6. FK Apolonia Femra, për mos marrjen e masave të nevojshme për rendin dhe sigurinë në ndeshje duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8, 17/1 dhe 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

7. Zyrtari i FK Apolonia Femra, Maringlen Kule, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

9. Zyrtari i FK Apolonia, Kiri Mundija, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

10. KF Bylis U-17 Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kunder KF Lushnja Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

11. Lojtari i KF Devolli, Agudelo Gaviria Juan Diego, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kunder Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

13. KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder Flamurtari FC U-

14. Akademia e Futbollit U-15, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masaveorganizative shkelur Rregulloren e Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

15. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Arbër Shytani,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

18. Rrëzimin e kërkesës së KFF Gramshi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

të fundit

Gushti shënon fluks të lartë në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës, mbi 146 mijë kalime kufitare

Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar gjatë muajit gusht në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Botë, ku në periudhën…

1 minute ago

Pellagonia” Dormitory to Close for Two Years, Around 500 Albanian Students Left Without Accommodation

Ngjanë si godinë e braktisur! Shkyçja e energjisë elektrike e ka shndërruar në objekt fantazmë Shtëpinë studentore “Pellagonia” në Shkup.…

3 minutes ago

Crisis Management Center: 27 fires recorded within 24 hours, eight blazes remain active

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 të 30 gushtit, në vend u regjistruan gjithsej 27 zjarre në…

3 minutes ago

Mehani sues Hysni Gucati, head of the OVL-KLA, for defamation

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Hysni Mehani, ka bërë të ditur se ka paditur për shpifje Hysni Gucatin, kryetar i…

4 minutes ago

Haxhiu: The agreement between Kurti and Abdixhiku must be concluded as soon as possible

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur shpresën se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike…

4 minutes ago

Haxhiu shpreson për marrëveshje VV-LDK gjatë javës së ardhshme

Deputetja Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është shprehur optimiste se do të arrihet një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, mes VV-së dhe…

5 minutes ago