Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF, ka publikuar vendimet në lidhje me javën e tretë të Superiores, teksa ka gjobitur Partizanin dhe Teutën me 50.000 lekë të rinj, ndërsa për arsye të sjelljes së gabuar të spektatorëve është paralajmëruar Vllaznia dhe Egnatia.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
None found
KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 5000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana B U-19, Xhuliano Markoçi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /h.ll/albeu.com
Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton…
Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, dhe kapiteni Bruno Fernandes kanë zhvilluar një takim privat për të sqaruar mosmarrëveshjet e…
Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…
Arsenali është përballur me një lajm të keq para përballjes së rëndësishme me Liverpoolin në Ligën Premier, pasi trajneri Mikel…
Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…
Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…