sport

Bllokohet merkatoja për Tiranën, Dinamon dhe Skënderbeun nga Komisioni I Disiplinës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka publikuar vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Përveç gjobave të zakonshme dhe pezullimeve, bien në sy masat ekstreme për të bllokuar merkaton e tre klubeve të Superiores, Tiranës, Dinamo dhe Skënderbeut për arsye të mosshlyerjes së detyrimeve financiare.

Merkato e këtyre klubeve do të jetë e bllokuar për tre afatet e radhës ndërsa ky vendim mund të hiqet vetëm nëse klubet e sipërpërmendura paguajnë detyrimet e tyre financiare.

Të lidhura

None found

Vendimet e plota të Disiplinës:

“-KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë; 

-KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë;
-Zyrtari i FK Apolonia, Robert Caushaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë;
-Lojtari i KF Butrinti, Ardit Jaupaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë
-Zyrtari i KF Butrinti, Dhiogjen Muço, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë
-KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 09.07.2021 dhe vendimit nr. 5, datë 02.06.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
-FC Dinamo, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 06.03.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
-KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
-Pranimin e kërkesës së FC Dinamo për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Bakary Goudiaby në bazë të nenit 75 të KDE.
-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Fatmir Koci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

-Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Akil Jakupi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”.-vendos komisioni I disiplinës./albeu.com

 

të fundit

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare në një apartament në Durrës, policia jep detajet

Këtë të enjte, një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Durrës. Sipas raportimeve të…

4 minutes ago

BE-ja kundërshton ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe i kërkon Kosovës respektimin e detyrimeve

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji…

5 minutes ago

Vioresin Sinani mohon largimin nga Vllaznia: Jam ende nën kontratë me klubin

Vioresin SinaniPak orë më parë u përfol mbi një dorëheqje të drejtorit sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, i ardhur si…

8 minutes ago

Ravanelli mahnitet nga Zhegrova: Me vazhdimësi, ai mund të vendosë ndeshjet për Juventusin

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar futbollistin kosovar si një “fenomen”…

10 minutes ago

Kallëzim penal për katër punonjës të “Pyjeve Kombëtare” në Demir Kapi

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në „Pyjet Kombëtare“ në Demir Kap të cilët dyshohen…

14 minutes ago

Avaria në “Trepça”, kryeshefi Ahmeti: Flotacioni mbetet jashtë funksionit

Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti, ka dhënë detaje pas avarisë së 7 tetorit e cila shkaktoi ndërprerjen e energjisë…

16 minutes ago