Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet e plota për fundjavën futbollistike të zhvilluar javën e kaluar.
Erzeni për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Vllaznia paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Tirana paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
None found
Lojtari i Gramshit, Arbër Baku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti.
VENDIMET E PLOTA TË KOMISIONIT TË DISIPLINËS –
KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Vora, Arbis Vjerdha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Gramshi, Arber Baku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Ada, Etrit Nika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Envi Bocka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Eldi Pojana, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Astjon Sulce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Emanuel Guci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Kevin Ducellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Renato Krrashi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Akademia e Futbollit U19, Albi Fishti, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Albano Çaushaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi po shkëlqejnë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, me dy mbrojtësit e Kosovës që…
Policia e Kosovës tha se gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë protestës pranë Kuvendit…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet çështja e ish-krerëve…
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve që nesër në mëngjes të mblidhen sërish…
Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska pas një diskutimi mes deputetëve të PDK-së dhe komandantit të Policisë së…
Kryetari i Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim dhe angazhim të përbashkët, në mënyrë që të…