Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes në Stockholm

Kombëtarja e Shqipërisë, është stërvitur në “Ennio Tardini”, para nisjes drejt Stokholmit, ku do të ballafaqohet me Suedinë.

Ndeshja do të zhvillohet me datën 25 mars, duke filluar nga ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”.

Përndryshe, kuqezinjtë në miqësoren e parë të këtij muaji pësuan humbje ndaj Kilit me rezultat 0-3, të premten në mbrëmje.

Për Silvinjon, ballafaqimi me Suedinë do të jetë i fundit për këtë muaj, teksa në qershor do ketë edhe një miqëosre meLihtenshtejn dhe një tjetër që nuk është caktuar ende, para nisjes së Kampionatit Evropian.

Shqipëria u kualifikua në Evropian si e para e grupit kualifikues. Atje kuqezinjtë do të përballen me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.


Shtuar 23.03.2024 17:52