Të hënën kanë nisur zyrtarisht përgatitjet e kombëtares për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Në fushën e Shtëpisë së Futbollit, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij kanë patur në dispozicion të gjithë futbollistët, emrat e të cilëve kanë qenë në listën e publikuar më parë.
Pak me vonesë, për shkak të trafikut, kanë mbërritur në stërvitje Gjimshiti, Bajrami, Balliu e Manaj, të cilët kanë kryer seancë fizioterapie. Ndërsa në fushë ka mbërritur i fundit Armando Broja. Në gjysmëfushën tjetër kanë zhvilluar seancë stërvitore edhe futbollistët e thirrur nga Alban Bushi, me kombëtaren shpresa.
Nën drejtimin e Silvinjos dhe Bushit, janë stërvitur edhe disa futbollistë nga kampionati shqiptar, të cilët nuk kanë patur ftesë zyrtare për sfidat e marsit. Në fushë kanë zbritur edhe Rrok Toma, Ysni Ismaili, Aldi Gjumsi, Altin Bytyçi, Denis Sulo, Antonio Delaj, Renaldo Torraj, Sergio Kalaj dhe Devit Demirçani.
Të nëntë këta lojtarë luajnë në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë. Kombëtarja A dhe kombëtarja Shpresa kanë zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli, e cila u ka shërbyer trajnerëve respektivë për të parë gjendjen e futbollistëve përpara ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën.
Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida…
Gruaja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal ka vdekur pasi u dogj e gjallë kur shtëpia e saj shpërtheu…
Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli ka tërhequr sot vëmendjen e publikut me një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke…
Qeveria e re e Edi Ramës pritet të ketë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë një emër nga bota akademike…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën “shkelje…
Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka reaguar publikisht pas kritikave që Kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i…