Aklimatizimi u bë ngadalë. Kombëtarja shqiptare qëndroi edhe një ditë pas ndeshjes në Malagë të Spanjës, dhe vetëm këtë të shtunë u kthye në Tiranë, e nisi përgatitjet në Shtëpinë e Futbollit.
Pas një seance të lehtë në Spanjë, vetëm pak orë nga fitorja minimale në miqësoren kundër Gjibraltarit, kjo e shtunë pati më shumë ngarkesë, ndërsa afron dueli më I rëndësishëm, ai ndaj Letonisë.
Punë na bën vetëm fitorja në sfidën eliminatore te Kupës së Botës, aq më tepër që Serbia fitoi 1-0 në Rigë, dhe pritet që trajneri Silvinjo të bëjë ndryshime në formacion.
Në formacion mund të kthehen Mitaj, Broja apo ndoshta edhe Ajeti, ndërsa duhet parë krahu I djathtë I mbrojtjes, me Hysajn ose Balliun.
Dy lojtarët e parë që dolën para kamerave ishin Mirlind Daku dhe Julian Shehu.
Sulmuesi që luan në Rusi beson që këtë herë ndaj letonëve do të jetë ndryshe. Mesfushori që aktivizohet në Poloni, gjithashtu ka besim tek fitorja.