Armando Broja është drejt rikthimit në fushë, ndërsa mungon prej një muaji. Trajneri Skot Parker dha informacion së fundmi te Bërnli, duke u shprehur se Broja është në rrugën e duhur për rikuperimin e plotë.
“Armando është duke u stërvitur përsëri, por vetëm me stërvitje të lehtë. Është në rrugën e duhur. Do të shohim ku do të jemi përsëri në fundjavë”, u shpreh trajneri i Bërnlit.
Fillimisht në muajin shkurt u raportua se është vendim i Parker, për ta lënë jashtë. Më pas u zbulua se dëmtimi po e mban jashtë prej disa ndeshjesh në Premier Ligë.
Rikthimi i tuij në fushë pritet më 21 mars, kur është rezervuar transferta me Fulham. Broja do të jetë kështu gati për ndeshjen e Kombëtares ndaj Polonisë. Në qendër të sulmit, kuqezinjtë kanë edhe probleme. Kujtojmë se së fundmi qëndrojnë të dëmtuar Rei Manaj dhe Mirlind Daku.
