“Kokë më kokë” me Gironan për kreun e klasifikimit, Ancelotti: Nuk është vendimtare për kampionatin

Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Gironas. Një duel ku të dyja skuadrat do të luftojnë “kokë më kokë” për kreun e klasifikimit. “Los Blancos” kryesojnë me 2 pikë më shumë ndaj Gironas dhe dueli i mbrëmjes së sotme në orën 18:30 do të vendos edhe për liderin e La Liga-s.

Për të analizuar këtë sfidë ka folur Carlo Ancelotti. Timonieri i madrilenëve ka theksuar se do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, por jo vendimtare për kampionatin.

“Kushdo që fiton nesër do të jetë përpara, por ka ende shumë javë derë në përfundim të kampionatit. Të dyja skuadrat janë të pozicionuara shumë mirë dhe ndeshja e nesërme nuk do të vendosë kampionatin, por kush do të ketë avantazh ndaj të tjetrës. Nuk besoj se kampionati do të vendoset nesër, çfarëdo që të ndodhë”, ka deklaruar italiani. /newsport.al/


Shtuar 10.02.2024 12:20