Categories: sport

KOK-u kërkon bashkëpunimin britanik për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, zhvilluan një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Bisedës iu kushtuan edhe arritjet e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare. Krasniqi përmendi medaljet olimpike dhe kontributin e tyre në promovimin e Kosovës në botë.

Të lidhura

None found

Presidenti foli gjithashtu për punën e KOK-ut në mbështetje të sportistëve, për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, si dhe për përmirësimin e kushteve të përgatitjes dhe pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare.

Një çështje e rëndësishme në takim ishte zgjerimi i bashkëpunimit sportiv mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Palët nënvizuan vlerën e ndarjes së përvojave britanike në organizimin e ngjarjeve të mëdha shumësportëshe, duke përmendur si shembull Lojërat Olimpike të Londrës 2012.

të fundit

Capello i sugjeron Endrickut kalimin te Roma për të fituar më shumë minuta

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, ka këshilluar sulmuesin brazilian Endrick që në afatin kalimtar të janarit të transferohet te…

27 seconds ago

RMV-ja synon të hapë një pikë të re kufitare me Kosovën

Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të…

40 seconds ago

DJ-ja 32-vjeçar nga Skocia mes viktimave të sulmit me armë në Krakov

Një 32-vjeçar nga Skocia është konfirmuar si një nga viktimat e të shtënave masive në qytetin polak të Krakovit, ku…

8 minutes ago

Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë diskutimit parlamentar për Raportin e Progresit, ka kritikuar performancën e Qeverisë, duke theksuar se…

8 minutes ago

Gërvalla: Raporti i BE-së për vitin 2026 ofron vlerësim më të detajuar për luftën kundër korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian për vitin 2026 paraqet një pasqyrë…

9 minutes ago

Pas tubimit te Ministria e Arsimit, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Studentët dhe pedagogët pas protestes te Ministria e Arsimit, po marshojnë drejt Kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, ata janë…

17 minutes ago