Koha për të firmosur, Flamurtari “blindon” tre titullarë të rëndësishëm

Ditë rinovimesh te Flamurtari. Ekipi vlonjat do të garojë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që objektivi i vetëm është rikthimi në Superiore, aty ku e kanë vendin kuqezinjtë.

Drejtuesit e Flamurtarin kanë zgjatur bashkëpunimet me tre nga “veteranët” e ekipit: portierin Shpëtim Moçka, qendërmbrojtësin Ditmar Bicaj dhe mbrojtësin e djathtë Olsi Gocaj.

Tre lojtarët e njohur kanë firmosur kontratat e reja me klubin vlonjat, teksa tifozët shpresojnë ta shohin sa më shpejt Flamurtarin mes ekipeve më të mira në Shqipëri.


Shtuar 24.08.2022 14:44