Klubi legjendar me stadium të ri

Do të kushtojë rreth 600 milionë euro dhe do të jetë një nga stadiumet me modernë të Anglisë. Po flasim për një nga klubet më të vjetër të ishullit, atë të Everton. Skuadra e dytë e qytetit të Liverpoolit do të largohet nga “Goodison Park” në 2024-ën për t’u strehuar në një kompleks modern duke i shtuar Premier Leeague një tjetër stadium supermodern.

“Daily Mail” propozon disa foto të stadiumit ende në themele por që do të përfundojë për një vit e gjysmë. Tribuna e katërt është në ndërtim aktualisht nga tetë që do të ngrihen në total. Stadiumi i ri do po ngrihet në zonën e dokut “Bramley Moore” mbështetëse fanatike e Evertonit që është edhe skuadra më e vjetër e qytetit-port të Liverpoolit.

Klubi i Everton shpreson që kjo ndërtesë të rilindë një nga zonat më të vjetra të qytetit dhe ta bëjë më dinamike duke e lidhur në mënyrë të drejtëpëdrejtë me pjesët qëndrore të Liverpool.

Everton luan në “Goodison Park” që prej vitit 1982 dhe gjatë viteve të fundit humbjet kanë qenë shumë të mëdha edhe për shkak të mungesës së një stadiumi modern. Kapaciteti i stadiumit të ri do të jetë 53 mijë vende.

Fillon të marrë jetë kryevepra e inxhinierisë britanike.

 

Fillon të marrë jetë kryevepra e inxhinierisë britanike.

 

Fillon të marrë jetë kryevepra e inxhinierisë britanike.

 

Fillon të marrë jetë kryevepra e inxhinierisë britanike.


Shtuar 11.08.2022 20:29