Roko Vata është në sezonin e fundit me Celtikun. Kontrata e tij përfundon në verë dhe klubi skocez po shqyrton ofertat për mesfushorin shqiptar. Përpos Bolonjës, një tjetër klub italian është futur në garë për 18-vjeçarin. Fabricio Romano bën me dije se Komo ka shfaqur interes për Roko Vatën.
Klubi i Serisë B synon të fitojë konkurencën me Bolonjën me projektin e tij, si dhe duke i ofruar minuta të garantuara djalit të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës. Komo aktualisht gjendet në vendin e 3-të në Serinë B dhe po garon për t’u ngjitur në elitë. Theksojmë se klubi në fjalë ka kryer investime të mëdha vitet e fundit, ndërsa pjesë të aksioneve kanë edhe dy ikona të futbollit si Tieri Henri dhe Çesk Fabregasi. /Sport Ekspres/
None found
81 vite burgim ishte verdikti i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Por…
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me…
Gjithçka është zyrtarizuar për edicionin e vitit 2027 të Superkupës së Spanjës, e cila do të zhvillohet në Stamboll të…
Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka folur sërish për garën për Topin e Artë 2026, duke bërë të qartë…
Logoja e Lamborghini-t është një nga simbolet më të njohura në industrinë e automobilëve: e zezë dhe e artë, me…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar para Parlamentit Evropian se një aleancë më e ngushtë mes Kanadasë dhe Bashkimit…