Categories: sport

Superkupa e Spanjës 2027 në Stamboll: Zyrtarizohen datat, përballjet, stadiumi dhe shpërblimet

Edicioni i vitit 2027 i Superkupës së Spanjës do të organizohet në Stamboll të Turqisë, ku katër prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll do të garojnë për trofeun.

Të lidhura

None found

Kompeticioni është parashikuar të luhet në fillim të shkurtit 2027. Pjesë e tij do të jetë sërish Barcelona, fituese e dy edicioneve të fundit.

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka konfirmuar zyrtarisht Stambollin si qytetin pritës, ndërsa të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiumin olimpik “Ataturk”.

Në ceremoninë zyrtare për prezantimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes në Stamboll pritet të jetë i pranishëm presidenti i RFEF-së, Rafael Louzan. Atij do t’i bashkohen përfaqësues të lartë të institucioneve turke dhe ndërkombëtare.

Zgjedhja e qytetit turk u bë për shkak se Arabia Saudite, e cila zakonisht e ka pritur Superkupën, në atë periudhë do të jetë e angazhuar me një tjetër aktivitet të madh sportiv. Vendimi erdhi pas një procesi vlerësimi të kryer në bashkëpunim me kompaninë SELA, partneren e RFEF-së për organizimin e turneut jashtë territorit spanjoll.

Barcelona, Real Madridi, Real Sociedad dhe Atletico Madridi janë katër skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin e vitit 2027.

Më 2 shkurt do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë, në të cilën Real Sociedadi do të përballet me Real Madridin. Po në të njëjtën ditë, Barcelona do të luajë kundër Atletico Madridit.

Ndeshja finale është caktuar për 7 shkurt, kur fituesit e dy gjysmëfinaleve do të përballen për trofeun.

Krahas mundësisë për të fituar titullin, turneu u garanton pjesëmarrësve edhe të ardhura të konsiderueshme. Sipas marrëveshjes së raportuar nga AS, katër klubet kanë pranuar që shumën prej 40 milionë eurosh ta ndajnë në pjesë të barabarta.

RFEF ka nënvizuar se zhvillimi i Superkupës jashtë Spanjës krijon të ardhura që përdoren më pas për të mbështetur qindra klube të niveleve më të ulëta të futbollit spanjoll, si në garat e meshkujve, ashtu edhe në ato të femrave.

Takimet e Superkupës së Spanjës pritet të transmetohen në mbi 150 vende të botës, duke i dhënë turneut përmasa të rëndësishme ndërkombëtare për futbollin spanjoll.

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

1 hour ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

1 hour ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

1 hour ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

1 hour ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

1 hour ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

1 hour ago