Categories: sport

Klopp përzgjedh 57 kandidatë për Gjermaninë, Brajan Gruda në listë, jashtë dy futbollistët e Kosovës

Jurgen Klopp po hap një kapitull të ri në krye të Kombëtares së Gjermanisë, ku synon të ndërmarrë ndryshime të shumta në përbërjen e ekipit. Sipas mediave gjermane, përzgjedhësi i ri ka në planet e tij 57 futbollistë, mes të cilëve gjenden si emra të rinj, ashtu edhe disa prej yjeve aktualë të “Mannschaft”.

Të lidhura

None found

Mes kandidatëve është edhe Brajan Gruda, talenti 22-vjeçar me prejardhje shqiptare. Sulmuesi anësor i RB Leipzigut vlerësohet prej kohësh si një nga lojtarët më premtues të futbollit gjerman, ndërsa tashmë është vendosur edhe në radarët e ekipit të parë, sipas Welt.de.

Në listën me 57 emra nuk figurojnë portieri Diant Ramaj dhe sulmuesi Arijon Ibrahimovic. Të dy futbollistët kanë origjinë shqiptare, luajnë në nivele të larta në Gjermani dhe prej një kohe janë në kontakte me Kosovën.

Ramaj është formuar në akademitë e futbollit gjerman dhe ka përfaqësuar Gjermaninë në ekipet e grupmoshave. Portieri, i cili konsiderohet se ka potencial të madh, aktualisht është nën kontratë me Borussia Dortmundin, ndërsa më herët ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij në Bundesligë.

Vëmendje në Gjermani ka marrë edhe Arijon Ibrahimovic, talenti ofensiv i Bayern Munichut. Futbollisti 20-vjeçar i përket klubit bavarez dhe ka luajtur për ekipet e të rinjve të Gjermanisë. Pas huazimeve te Lazio dhe Heidenheim, ai do të jetë pjesë e klubit gjerman gjatë këtij sezoni.

Përveç Grudës, në përzgjedhjen e Kloppit janë përfshirë edhe disa prej figurave kryesore të futbollit gjerman, si Joshua Kimmich, Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, David Raum, Nico Schlotterbeck dhe Jonathan Tah. Këta lojtarë pritet të ruajnë një rol të rëndësishëm edhe në projektin e ri.

Klopp njihet për hapësirën që u jep futbollistëve të rinj dhe për aftësinë e tij në zhvillimin e talenteve. Ai ka bërë të ditur se Kombëtarja e Gjermanisë do të mbetet e hapur për çdo lojtar që dëshmon cilësi dhe potencial. Përbërja e publikuar sinjalizon se trajneri gjerman synon të ndërthurë përvojën e yjeve të tanishëm me energjinë e brezit të ri.

të fundit

Berishaj pranon pagesat e mëparshme nga GEN-I Beograd, por mohon t’i ketë marrë si ambasador

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…

2 minutes ago

Të shtëna me armë pas një ndeje me alkool? Hysni Mehani kërkon veprim nga Policia dhe Prokuroria

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…

3 minutes ago

Sveçla: Dy të arrestuar për grabitjen e armatosur në Gjakovë, u gjetën armët dhe paratë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen…

3 minutes ago

Studentët rrëzuan pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit në Serbi, deputetët e rinj betohen sot në Parlament

Serbia hyn në një fazë të re politike pas fitores së bujshme të Listës Studentore në zgjedhjet e muajit të…

6 minutes ago

Dëmtimi ndaj Finlandës e la jashtë sfidës me Bjellorusinë, gazetari turk zbulon gjendjen e Ernest Muçit

Ernest Muçi do t’i nënshtrohet testeve më të detajuara mjekësore në rikthimin te Trabzonspori [...]Read More...

8 minutes ago

Kosova pa tre lojtarë ndaj Irlandës, publikohet lista zyrtare e përfaqësueses

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Republikën e Irlandës me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e fundit të fazës…

13 minutes ago