Jurgen Klopp ka publikuar të enjten për herë të parë listat e tij si përzgjedhës i Gjermanisë. Mes 44 futbollistëve të grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve figuron edhe lojtari me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.
Futbollistët janë ndarë nga Klopp në dy grupe. Në listën e parë janë përfshirë 24 lojtarë, të cilët do të jenë në dispozicion për sfidën kundër Holandës më 24 shtator dhe për ndeshjen me Greqinë më 27 shtator.
None found
Gruda është pjesë e grupit të dytë, i cili përbëhet nga 20 futbollistë. Këta lojtarë do të grumbullohen për përballjen me Serbinë më 1 tetor dhe ndeshjen e dytë ndaj Greqisë, të planifikuar për më 4 tetor.
Për 22-vjeçarin, kjo ftesë në listën e parë të Kloppit përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa synon të sigurojë vendin e tij në ekipin e parë të kombëtares gjermane.
Gruda është futbollist i Brightonit, por aktualisht aktivizohet te Leipzigu në formë huazimi. Përpara kalimit në Bundesligë, ai u formua në futbollin gjerman dhe ishte pjesë e grupmoshave të ndryshme të përfaqësueses së Gjermanisë.
Grumbullimi i tij përkon edhe me një periudhë të veçantë për kombëtaren gjermane, pasi Klopp po e nis zyrtarisht aventurën në krye të “Panzerëve”.
Ish-trajneri i Liverpoolit e ka marrë këtë detyrë me objektivin për të hapur një epokë të re te Gjermania pas Botërorit 2026.
Debutimi i Gjermanisë me Kloppin në stol do të zhvillohet më 24 shtator në Amsterdam, kundër Holandës. Katër ditë më pas, “Panzerët” do të luajnë ndaj Greqisë në Augsburg.
Më 1 tetor, përfaqësuesja gjermane do ta presë Serbinë në Mynih, ndërsa më 4 tetor do të udhëtojë drejt Selanikut për takimin e dytë me Greqinë.
Një 27-vjeçar, është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të…
Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar që votimi i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka…