Categories: sport

Klopp ndryshon hierarkinë e portierëve të Gjermanisë, Ramaj mbetet jashtë

Përzgjedhësi i ri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, pritet të sjellë ndryshime në grupin e portierëve, por lista e tij sërish nuk do të përfshijë portierin e parë të Copenhages, Diant Ramajn.

Të lidhura

None found

Sipas “BILD”, jashtë ekipit do të mbetet edhe portieri i Hoffenheimit, Baumann. Ai kishte qenë zgjedhja kryesore e Gjermanisë gjatë kohës kur skuadra drejtohej nga Julian Nagelsmann.

Baumann e kishte ruajtur për një kohë të gjatë statusin e titullarit, por më pas e humbi atë dhe u rendit pas Manuel Neuerit pak para Kupës së Botës.

Raportimet nga Gjermania bëjnë të ditur se Klopp po shqyrton një riorganizim të plotë të hierarkisë mes portierëve. Marc-Andre ter Stegen i Ajaxit pritet të jetë alternativa e parë, ndërsa Jonas Urbig dhe Alexander Nubel konsiderohen kandidatë të rëndësishëm për vendet rezervë.

Një ftesë mund t’i adresohet gjithashtu Finn Dahmenit të Augsburgut, në atë që do të ishte një përfshirje e papritur.

Ndërkohë, Klopp ka nisur kontaktet me trajnerët e klubeve. Ai ka komunikuar edhe me Christian Ilzerin, trajnerin e Hoffenheimit, teksa po përpiqet të krijojë një njohje më të drejtpërdrejtë me lojtarët dhe ekipet.

“Ai kujdeset që të vendoset një shkëmbim real, në mënyrë që palët të njihen me njëra-tjetrën”.

“Te Hoffenheimi ndoshta nuk kemi aq shumë kandidatë të qartë për Kombëtaren sa mund të kenë Stuttgart apo Bayern, për shembull. Megjithatë, ai po kërkon në mënyrë aktive të kontaktojë me të gjithë trajnerët e klubeve”.

Lista e parë e Kloppit në krye të Kombëtares së Gjermanisë pritet të bëhet publike të enjten. Në të, për herë të parë, mund të përfshihet edhe shqiptari Brajan Gruda.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago