Klopp: Ky Napoli është për finale, ata luajnë futbollin më të bukur në Europë

Në konferencën për shtyp e cila u mbajt në prag të ndeshjes ndaj Napolit, Klopp ka kurorëzuar ekipin italian, duke e ngritur lartë me komplimenta.

“Nëse ata vazhdojnë të luajnë kështu, ata kanë mundësinë të arrijnë në finalen e Champions League. Më pëlqen shumë ajo që po bëjnë, asgjë për të thënë, ata janë ekipi më i mirë në Europë.”

Liverpool duhet të fitojë ndaj Napolit me katër ose më shumë gola për të përfunduar i pari në grupin A.

“Ne do të fillojmë ndeshjen me përpjekjen për të fituar, pastaj do të mendojmë për sasinë e golave. Pas humbjes së ndeshjes së parë, ne jemi të motivuar dhe tani të shohim se si do jetë performanca e radhës”, është shprehur Klopp./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.10.2022 15:19