Nuk ishte një short me fat për Atalantën, që do të ketë përballë Liverpoolin në çerekfinale të garës së dytë më të madhe evropiane për klube, Ligës së Evropës.
Megjithatë sa i përket skuadrës angleze Liverpool ata mbesin favorit absolut, sëpaku në letër përballë secilit kundërshtar.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndalur të flas për përballjen me Atalantën, duke thënë se i respekton skuadrën italiane.
“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, ne kemi luajtur kundër zikaltërve. Nuk është se i kam parë 500 herë që atëherë, por Atalanta ka të njëjtin trajner, jam shumë i sigurt se ai ka ende një strukturë të ngjashme”.
“Që do të thotë se do të jetë një kundërshtare e pakëndshme për ne, e organizuar shumë mirë”.
“Është një çerekfinale, nuk prisja ndonjë kundërshtar të lehtë, sidomos duke pasur parasysh të gjitha realitetet e përfshira. Mezi pres të luaj kundër Atalantës, një ekip që e respektoj shumë për atë që ka bërë vitet e fundit. Ata kanë pasur performancë konstante”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari…
Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e…
Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq…
Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin…
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…