kosovë

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav në letër thekson se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke u thirrur në nenin kushtetues që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ministrore dhe parlamentare.

Të lidhura

None found

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij vendimi është shmangia e pasigurive dhe keqinterpretimeve, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Në letër shtohet se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv. Sipas letrës zyrtarët e lartë të BE-së do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me homologët përkatës për të siguruar vazhdimësinë në fushat kyçe të bashkëpunimit.

Letra e plotë:

Po ju shkruaj në emër të Shefave të Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian të pranishëm në Kosovë. Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (P.A.nr.09/2025, datë 25 qershor 2025), i cili shpalli të pavlefshme Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 01/2025 mbi Përdorimin e Pajisjeve Fiskale Elektronike, Sistemeve Fiskale dhe Programeve Fiskale Elektronike, duke u bazuar në nenin 71 të Kushtetutës që ndalon ushtrimin e funksioneve ministrore dhe parlamentare njëkohësisht, Bashkimi Evropian ka përshtatur praktikat e tij të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me Shtetet Anëtare të BE-së.

Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë.

Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë parimor ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional. Kjo letër synon gjithashtu të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim në të ardhmen, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd–Prishtinë. E konsiderojmë thelbësore që angazhimet tona institucionale të jenë plotësisht të harmonizuara me kuadrin kushtetues të Kosovës dhe vendimet e gjykatës më të lartë të saj.

Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv dhe është i gatshëm për kontakte dhe koordinim thelbësor. Zyrtarët e lartë të BE-së dhe të Shteteve tona Anëtare do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me homologët përkatës për të siguruar vazhdimësinë në fushat kyçe të bashkëpunimit.

Besojmë se kjo masë do të kuptohet në frymën e respektit të ndërsjellë dhe në dritën e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj qeverisjes së mirë dhe parimeve demokratike që gjithmonë kanë udhëhequr partneritetin tonë.

Gjithashtu, shpresojmë sinqerisht që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të mund të rifillojmë bashkëpunimin e plotë me BE-në dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike.

Tags: Bekosove

të fundit

Verdict for Thaçi and others in administration of justice case to be announced in The Hague on Tuesday

Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat…

4 minutes ago

US steps up security after reports of a possible Iranian drone attack on Trump

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer…

5 minutes ago

SHBA shton masat e sigurisë pas raportimeve për një sulm të mundshëm iranian me dronë ndaj Trump

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer…

13 minutes ago

Të martën në Hagë shpallet aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët në çështjen për administrimin e drejtësisë

Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat…

21 minutes ago

Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon: “Mund të më mungojë vetëm shoqëria e tij

Përzgjedhësi i Portugalisë, Jorge Jesus, ka folur për Cristiano Ronaldon pas humbjes 1-4 ndaj Danimarkës, në ndeshjen e parë të…

32 minutes ago

Jonida Maliqi përballet me psikologen Anjeza Dishnica në “Goca dhe Gra”: Më the se im bir “nuk do të bëhet kurrë

Një debat i ashpër është zhvilluar në programin “Goca dhe Gra”, ku këngëtarja Jonida Maliqi është përballur drejtpërdrejt me psikologen…

32 minutes ago