Kloop: Të luash në San Siro është një emocion i madh

Të martën do të luhen ndeshjet e fundit të grupeve në Champions League.

Milan do të luaj nesër në San Siro ndaj Liverpool-it. Këta të fundit e kanë të siguruar kualifikimin por Milan,Porto dhe Atletico Madrid do të luajnë për vendin e dytë pasi beteja është e hapur për të treja. Kloop ka deklaruar se do të përdori një rotacion në ekip për t’i dhënë mundësinë lojtarëve titullar të çplodhen pasi për Kloop kjo ndeshje nuk dhe aq shumë rëndësi pasi kualifikimi është arritur. Milan do të përballet me disa mungesa ndaj Liverpool-it por besimi tek ekipi italian është akoma se do të arrijnë kualifikimin.

Kloop foli në një konferencë për shtyp rreth ndeshjes së nesërme.

“ Për mua personalisht është një emocion i madh të shkel në stadiumin San Siro. Është një stadium me shumë histori dhe mua më pëlqen shumë. Ndaj Milan-it do të luajmë duke i dhënë mundësinë lojtarëve të tjerë pasi titullarët dua ti lej të pushojnë,” këto kanë qënë fjalët e Kloop./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2021 16:09