sport

Klauzola e Contes dhe buxheti i transferimeve te Napoli

Antonio Conte thuhet se ka kërkuar një klauzolë që i lejon atij të largohet nga Napoli në fund të çdo sezoni, ndërsa Aurelio De Laurentiis do të vërë në dispozicion 230 milionë euro për afatin kalimtar të verës.

Napoli është në bisedime të avancuara me italianin Antonio Conten për t’u bërë trajneri i ri i tyre.

Të lidhura

None found

De Laurentiis ka thënë në fillim të kësaj jave se dhjetë ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, por raporte të shumta thonë se Conte tashmë ka një marrëveshje në parim prej tetë milionë euro në vit deri në vitin 2027.

Sipas gazetës Il Mattino, Napoli do të investojë 60 milionë euro bruto në tre vjet në teknikun italian.

Conte thuhet se ka kërkuar një klauzolë që do t’i lejojë atij të largohet nga klubi në fund të çdo sezoni, por De Laurentiis do të preferonte ta mbante klauzolën në favor të tij dhe të kishte fuqinë për ta aktivizuar atë çdo verë.

Sipas raportit, Contes i është premtuar një buxhet transferimi prej 230 milionë euro, i cili ndoshta përfshin planin prej 130 milionë të Napolit për të marrë nga shitja e Victor Osimhen.

Stafi i Contes do të përfshijë Christian Stellini, vëllain e trajnerit Gianluca dhe ish-sulmuesin italian Elvis Abbruscato, i cili luajti nën drejtimin e Contes në Arezzo.

Conte, një ish-trajner i Juventusit dhe Interit, mund të ndihmojë gjithashtu De Laurentiisin të zhvillojë ambientet stërvitore të klubit, të cilat janë larg standardeve më të larta të cilësisë në Evropë. /Telegrafi/

të fundit

Kur “jo” nuk u pëlqen: Shenjat e horoskopit që futin hundët në jetën e të tjerëve

Kur dëshira për kontroll, kureshtja dhe kokëfortësia bëhen pengesë në marrëdhëniet me të tjerëtDisa njerëz duket sikur nuk e kuptojnë…

5 minutes ago

Kur heshtja flet më fort se qetësia: Pesë sinjale që ju kanë shterur emocionalisht

Disa gjëra i heshtim sepse nuk duam të hyjmë në debat, disa të tjera sepse mendojmë se nuk është momenti…

6 minutes ago

Salianji akuzon Rramën për SHISH-in: Balluku mban vendin në qeveri përmes vullnetit politik – grupet e krimit kanë marrë nën kontroll institucionet!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

10 minutes ago

Ronaldo e shton numrin -981 gola në karrierë, portugezi gjithnjë e më pranë1.000-shit

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet një prej objektivave më të mëdhenj të karrierës së tij, numri i 1000 golave. Sulmuesi…

19 minutes ago

Arben Kola dhe Dritan Goxhaj, në duart e policisë pas nisjes së protestës së 135-të

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…

26 minutes ago

Haziri i shpall 2027-n si vitin e LDK-së: Në radhë janë zgjedhjet e brendshme të detyrueshme

Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…

29 minutes ago