sport

Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli, shpreson t’i bashkohet gjigantit evropian

Pasi agjenti i Khvicha Kvaratskhelias konfirmoi se ka pasur një ofertë nga Paris Saint-Germain, raportimet po shtohen se ai dëshiron të largohet nga Napoli, pasi ardhja e Antonio Contes nuk e emocionon atë.

Gjeorgjiani është ende nën të njëjtën kontratë që nënshkroi kur mbërriti nga Dinamo Batumi në verën e vitit 2022, kështu që fiton vetëm 1.5 milionë euro në sezon.

Të lidhura

None found

“Interesimi nga klubet saudite nuk është i vërtetë, por ka interesim dhe një ofertë nga PSG. Gjithçka varet nga Napoli dhe De Laurentiis”, deklaroi agjenti i Kvaras, Mamuka Jugeli.

Megjithatë, këtu nuk bëhet fjalë për paratë, por për zhgënjimin në rritje që ishte plotësisht i dukshëm në performancat e tij gjatë vitit të kaluar.

Kvaratskhelia në mënyrë të përsëritur dukej i irrituar kur u zëvendësua nga ndonjë prej tre trajnerëve në krye të Napolit këtë sezon, ndërsa ai ishte gjithashtu i acaruar nga loja që ka bërë ekipi në sezonin që lamë pas..

Tani, Sports Zone në Francë raporton se ‘Kvaradona’ dëshiron të largohet nga Napoli këtë verë edhe sepse ai nuk është i emocionuar nga ideja që Conte të marrë drejtimin sezonin e ardhshëm.

Nëse përdoret në formacionin 3-5-2, atëherë ai do të ishte më larg portës dhe akoma më i frustruar.

Paris Saint-Germain po kërkon një lojtar për të ndezur skuadrën pas humbjes së Kylian Mbappes dhe Kvaratskhelia do t’i përshtatej listës së tyre të pagave.

La Gazzetta dello Sport raporton se PSG ka ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar me Kvaratskhelian, megjithëse Napoli mund të dëshirojë më shumë. /Telegrafi/

të fundit

Mirlind Daku zbulon interesimin nga Serie A dhe arsyen pse zgjodhi Spartakun e Moskës

Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…

3 minutes ago

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

7 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

9 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

9 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

15 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

26 minutes ago